Ministri Bushati në Beograd: Vizita e Ramës nuk duhet të ju shqetësojë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati i përgjigjet interesit te agjencive mediatike serbe dhe disa medieve të tjera globale, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Bushati duke iu referuar vizitës së planifikuar të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se: “kjo vizite nuk duhet t’ju shqetësojë, është një praktike normale në të gjitha vendet evropiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian (ashtu si Serbia) Dhe ne e nxisim Serbinë që të rishikojë kursin e saj në raport me Perëndimin”.

Duke komentuar situatën e krijuar gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, ministri i Jashtëm i Shqipërisë është shprehur: “Kemi qenë shumë të qartë, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një Klime jo të favorshme midis dy vendeve”.

Ndërsa mbi çështjen e Kosovës Bushati ka deklaruar se Kosova është një realitet rajonal, Europian dhe ndërkombëtar. “Kosova është një çështje që na ndan me Serbinë, por jo vetëm. Ndan dhe Serbinë me Perëndimin”. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ndodhet në Beograd në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button