Përsëritet historia, tifozët turq trajtohen si shqiptarët

Krerët e ekipit të futbollit të Beshiktashit janë bllokuar dje në aeroportin e Beogradit, Nikola Tesla, ndërsa po shkonin në kryeqytetin serb për të marrë pjesë në sfidën e sotme të ekipit të tyre me Partizanin e Beogradit.

Situata në aeroport ka qenë thuajse e njëjtë më atë që ndodhi me 45 shqiptarët në ditën e përballjes Serbi-Shqipëri, trasnmeton Oranews.

Presidenti i klubit te Beshiktashit, Fikret Orman pas mbërritjes me avion privat është bllokuar për 1 orë në aeroportin serb pa marrë asnjë shpjegim nga autoritetet serbe e në mënyre të veçantë nga policia.

Është dashur ndërhyrja e Ambasadës Turke në Beograd që bosi i klubit turk të merrte OK për t’u futur në kryeqytetin serb.

Por serbët nuk janë mjaftuar me kaq pasi kanë mbajtur të bllokuar për dy orë edhe tifozët e ekipit turk të cilët janë kontrolluar me imtësi në aroport së bashku me dy zyrtarë të tjerë të klubit.

Situata e krijuar ka irritur tifozët të cilët më pas kanë shkuar pranë stadiumit të Partizanit ku kanë bërë foto të shumta duke ndezur më shumë sfidën. Për më tepër tifozët turq kanë premtuar se do të shpalosin gjatë ndeshjes një flamur shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button