Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve : “Drejtësia dhe liria duhet të sundojnë”

Autoritetet maqedonase duhet të sigurojnë që akuzat “absurde” kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski  të tërhiqen, dhe ashtu do të mbisundojë e drejta e lirisë së shprehjes në vend.

Ky është qëndrimi i Federatës Ndërkombëtare të gazetarëve dhe Federatës Evropiane të gazetarëve para seancës në gjykatën e apelit për këtë rast, që u publikua në ueb faqet e tyre në internet.

“Tomisllav Kexharovski është dënuar padrejtësisht për mbrojtjen e profesionit dhe të burimeve të tij”, thuhet në deklaratën e kryetarit të federatës Xhim Bumela, i cili vizitoi Tomislavin dhe familjen e tij në muajin mars.

“Kerkojmë që drejtësia të zbatohet dhe Tomisllav të del nga ky ankth si person i lirë”.

Vitin e kaluar Gjykata e Shkallës së Parë në Shkup dënoi Kezharovskin me 4,5 vite burg për zbulimin e identitetit të një burimi të mbrojtur në rastin  Oreshe. Gazetari kaloi pothuajse një vit në burg, dhe po aq është edhe në burg shtëpiak.

Reporter pa kufij, n-ost dhe Civil kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Kezharovskit

Reporter pa kufij n-ost dhe Civil kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit maqedonas Tomisllav Kezharovski. Edhe pse Kezharovski është liruar nga nga paraburgimi në burg, ai tani është në paraburgim shtëpiak. Gjykata e Apelit duhet të gjykojë mbi ankesën e 24 tetorit, e cila mundet të vërtetojë dënimin dhe kthimin e tij në burg.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Kezharovskit dhe kërkojmë nga qeveria të hedh poshtë akuzat ndaj tij. Kezharovski ka bërë një gabim :ai ishte kritik ndaj autoriteteve maqedonase. Por ne nuk besojmë që ai është mëkat. Përkundrazi Kezharovski është nominuar për çmimin Reporterë pa kufij 2014, për punën e tij të guximshme”, tha Kristijan Mir, drejtori ekzekutiv i Reporter pa kufij, Gjermani.

“Mbrojtja e gazetarëve kritik duhet të jetë një nga prioritetet e para që duhet të bëj Maqedonia drejt rrugës së Bashkimit Evropian”.

“Gazetarët në Maqedoni kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri të cilat mund të arrihen me ligjet për punën e tyre dhe jo të krijohen ligje për kontrollin dhe ndalimin e tyre”, tha Xhabir Deralla, drejtor i Civil.

Në vitin 2008 Kezharovski publikoi tekst për “Reporter 92”. Pesë vite më vonë, në maj 2013 ai u arrestua. Autoritetet thonë se në 2008 ai ka zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur. Sido që të jetë, në kohën kur teksti është publikuar, dëshmitari nuk është më pjesë e asaj programe dhe pranoi se dëshminë e tij e ka bërë nën presionin policor.

Bashkimi Evropian ka drejtuar kritika drejt Maqedonisë në raportin e  ri te progresit, të publikuar në tetor të vitit 2014. BE ka kritikuar institucionet shtetërorë të cilat reklamohen për lirinë e medieve dhe se ligjet për shpifje dhe fyerje vazhdimisht keqpërdoren.

Në vitet e fundit situata në Maqedoni është përkeqësuar. Në vitin 2009 Reporterë pa kufij e ranguan Maqedoninë në vendin e 34, në vitin 2014 ra në vendin e 123 nga gjithsej 180 shtete.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button