Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Veriu i Shqipërisë është përfshirë sot nga reshjet e dëborës. Pavarësisht kësaj, deri në mesditë nuk raportohen bllokime të zonave, pasi trashësia e saj ka qenë minimale.

Ulja e temperaturave ka shkaktuar probleme edhe në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe në atë të Jugut, duke u shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se gjatë ditës së enjte priten ciklone dhe stuhi në zonat e Ultësirës Perëndimore. Sipas saj, stuhitë parashikohen veçanërisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.

Lidhur me këtë fenomen natyror, thuhet se një shtab i posaçëm emergjencash është në terren, për të ndihmuar fermerët në marrjen e masave që do të çonin në minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga agjentët atmosferikë. Ndër të tjera, ministria e linjës thotë se bordet e kullimit janë në gatishmëri për përballimin e situatës./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button