Tekste shkollore për krijimin e ndjekësve të Qeverisë

Çfarë gjeneratash po edukohen, si do të jetë shteti kur ato do të arrijnë në moshën që duhet të udhëheqin dhe të vendosin për të, këto janë disa nga pyetjet që parashtrohen pasi janë vërejtur përmbajtje kontestuese në tekstet shkollore për klasën e tetë për edukatë qytetare.

Në këto libra, ndër të tjerat thuhet se puthja e dorës të personave më të moshuar është shprehje e respektit ndaj autoritetit, ndërsa gjithashtu shpjegim kontestues ka edhe për qytetarët besnikë. Të rinjtë mësojnë se këto qytetarë gjithmonë janë të gatshëm ti ndjekin rregullat në shoqëri edhe me çmimin që duhet të heqin dorë nga liria e  tyre, shkruan REL.

Padyshim, qeveri nëpërmjet Ministrisë së arsimit, e cila është më përgjegjëse, po mundohet të krijojë qytetarë të orientuar për ta ndjekur atë, thotë profesori I shkollës së mesme ekonomike në Tetovë, Latif Ismaili. Mirëpo ai është I bindur se nuk do të ketë ndikim serioz tek të rinjtë.

„Un nuk besoj se gjeneratat e reja do ta pranojnë këtë. Ne edhe sot e kësaj dite ballafaqohemi me kësi lloj problemesh, fëmijët dhe të rinjtë janë të gatshëm të reagojnë për disa të pavërteta. Qeveria ndoshta dëshiron të bëjë një provë se si do të realizohet kjo, por bota e të rinjve nuk do ta pranojë këtë sepse kjo është në kundërshtim me vlerat demokratike”, thotë Ismaili.

Ish ministri i arsimit Nenad Novkovski, thotë se pikërisht në këtë periudhë të rinjtë formojnë personalitetin.

„Sigurisht që do të ndikojë në mënyrë negative tek të rinjtë, posaçërisht pas zvogëlimit të hapësirës për debat publik, e cila praktikisht është zhdukur dhe rënie e lirisë së mediave në vend”, deklaroi Novkovski duke theksuar se kur është vendosur edukata qytetare si lëndë qëllimi ka qenë krejtësisht i kundërt me atë që shkruhet sot në tekstet shkollore.

„Kjo është në kundërshtim me edukatën qytetare që ishte vendosu. Nuk është e qartë kush do të merrej me këto gjëra me këto formulime të këtyre principeve themelore të shoqërisë civile”, deklaroi Novkovski.

Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov ku edhe REL ka kërkuar përgjigje duke pasur parasysh se ai në karrierën dhe profesionin e tij ka pasur disa pjesë që lidhen me shoqërinë civile, demokracinë dhe teoritë politike, kanë deklaruar se nuk kanë reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button