Vidhen 40.500 euro nga një shtëpi në Çegran

Mbrëmë në fshatin Çegran të Gostivarit, në shtëpinë e I. ?. (50), një hajdut i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë, me ç’rast ka stoli ari dhe sende të tjera, në vlerë të përgjithshme prej rreth 40.500 euro.

Autori i vjedhjes, është futur në shtëpi nëpërmjet derës anësore prej druri, të cilën e ka hapur me mjet metalik, dhe më pas në shtëpi i ka gjetur gjërat e lartëpërmendura me vlerë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Gostivarit ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të kësaj vjedhjeje të rëndë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button