Shkup: Dy fëmijë të infektuar nga Ethet e Nilit

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup janë hospitalizuar dy fëmijë një 18 muajsh dhe një tjetër i moshës 3 vjeçe pasi tek ta është konstatuar se janë infektuar nga virusi Ethet e Nilit.

Nga Klinika kanë informuar se fëmijët pesë ditë ndodhen në spital dhe janë pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Por, pas disa ditësh ka përmirësim edhe pse ende janë nën mbikëqyrje të rreptë të autoriteteve shëndetësore. Që të dy fëmijët janë nga Shkupi, ndërsa tani për tani nuk ka informacione se ku janë kafshuar nga mushkonja.

Lajme të ngjashme

Back to top button