Ali Ahmeti: Më propozuan ta ndaj Maqedoninë, por nuk pranova (VIDEO)

Ali Ahmeti, lideri i partisë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, tregon sot për herë të parë në Opinionin e Blendi Fevziut, se si refuzoi ndarjen e Maqedonisë gjatë kohës së konfliktit atje.

Në atë kohë Ahmeti ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë dhe bashkë me shtabin, nuk kanë pranuar propozimin e kryeministrit të atëhershëm Lubço Gjeorgjevski për një plan për ndarjen e territoreve.

Në pyetje e Fevziut se a ka ka rrezik nga radikalizmi Islmaik në Maqedoni, Ali Ahmeti u përgjigjë; “Në Maqedoni ka edhe xhamia ka edhe kisha, ne jemi duke punuar, jemi duke i menaxhuar këto situata, ne distancohemi nga çdo ekstremizëm qoftë ai edhe islamik, mednoj se në Maqedoni s’ka radikalizëm islamik”, raporton Almakos.

Ahmeti tutje ka theksuar se “kur do ta anëtarësoj Maqedoninë në NATO do të dorëhiqet përfundimisht nga politika”

Ahmeti tha se ndryshe nga çfarë besohet, investimet kapitale në Maqedoni bëhen në përpjestim me përbërjen e popullsisë së zonave dhe se nuk qëndron akuza se ka padrejtësi në shumën e investimeve mes zonave shqiptare dhe maqedonase.

Ahmeti ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit Blendi Fevziu i cili pyeste me këmbëngulje për padrejtësitë dhe për ndarjen joproporcionale të buxhetit të shtetit nga ana e qeverisë maqedonase, duke shtuar se një gjë të tillë nuk ka në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button