Shqiptarët gjobiten me 200 euro, po “Komitët”?!

Sa më duket interesante, po aq më duket e dhimbshme dhe skandaloze, për faktin që në çfarë shteti po jetojmë! Tetovë pak natë më parë sheshet e qytetit ishin përplot të mbushura me të rinj  shqiptarë,në përkrahje të kombëtares tonë të zemrës, Shqipërisë. Ku Shqipëria luajti një ndeshje historike kundër Sërbis, por ndeshja fatkeqësisht u ndërpre në minutën e “42”,shkaku i ndërprerjes  ishte fluturakja që erdhi nga qielli që ishte një gjë shumë e bukur që nuk përshkruhet dot me fjalë, ishte madhështore, ky gjest emocionoj  gjithë Shqiptarët anë mbanë botës…!

-Skandalozja ishte se të gjithë ata të rinj që festuan nëpër rrugët e qytetin tonë të nesërmit shumica prej tyre janë shoqëruar në polici dhe janë akuzuar dhe gjobitur nga 200 euro, për arsye shumë banale.-Akuza e policisë ishte se këta të rinj kanë prishur qetësin dhe rendin publikë në qytet?!

Në rregull! A e dini se çka kanë bërë komitët nëpër rrugët e Shkupit?! A thua vallë është shoqëruar ndonjëri prej tyre në polici?? Përgjigja është: JO nuk është shoqëruar asnjë përkundrazi policia I ka mbrojtur. E tash unë mendohem dhe pyes:

“Kush po na përfaqëson neve si shqiptarë të Maqedonisë që jemi”.?! Përgjigja është: Nuk përfaqësohemi nga askush, por diskriminohemi nga gjithkush…!

Lajme të ngjashme

Back to top button