Dortmundi katër “shish kebaba” Gallatës

Borussia Dortmund me gjysmë force arriti të “shpartalloi”, skuadrën e Cesare Prandellit në Stamboll. Ndonëse nuk po tregohet e frikshme në Bundesliga, Dortmund është krejt tjetër skuadër në Champions, teksa këtë fakt e forcon akoma më tepër kjo fitore e lart 0:4 ndaj Galatasaray.

Milionerët shumë leht i’u afroheshin portës së portierit Muslera, i cili u mposht heret nga Aubameyang 6′. Ishte sërish francezi ai që dyfishoi rezultatin karrshi mbrojtjës së çorientuar të Cim Bomave. Golin më të bukur dhe final të takimit e realizoi Marco Reus nga një distancë rreth 25 metra.

Epërsia e krijaur nga pjesa e parë i dha komoditet skuadrës së Jurgen Klopp, që në pjesën tjetër të takimit më tepër të fokusohet në posedimin e topit, se sa të sulmoi drejt portës së turqve. Por, edhe përkundër kësaj “pokeri” gjerman ishte i pa shmangshëm në këtë mbërmje, kurse Adrian Ramos, vulosi rezultatin final të takimit.

Borussia me 9 pikë është lider i Grupit D, ndërkohë Galatasary me 1 pikë është në pozitën e fundit dhe me lojës që po tregon vështirë që do të mund të luftoj të paktën për një biletë që e dërgon në Europa League.

Lajme të ngjashme

Back to top button