Liverpooli i “vogël” për Realin

Real Madrid në mes të Anglisë i ka treguar Liverpoolit, pse është kampion i Evropës. Los Blancos kanë “mbretëruar”, në Anfield Roud ndaj nikoqirëve të cilët i mposhti bindshëm 0-3 si me lojë ashtu dhe me rezultat.

Spanjollët ishin superior karrshi skuadrës së Brendan Rodgers, që këtë vit nuk janë as së afërmi me cilësinë e vitit të kaluar. Loja e mirë e Realit bëri që ndeshja të mbyllet pas 45 minutave të para, pasi musafirët krijuan kapital të madh që në fund ishte i pa arritshëm për Liverpool.

Cristano Ronaldo i dha epërsinë fillestare Realit, pasi pranoi një asisist perfect nga James Rodrigues. Më pas për të ngritur akoma më tepër epërsinë e madrilenëve ishte aty sulmuesi francez Karim Benzema, që shënoi edhe dy gola të tjerë për të dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjës më se të relaksuar.

Megjithëse nuk realizoi gola të tjerë gjatë pjesës së dytë Reali edhe në këtë 45 minutësh, ishte një shkallë më lart se “Reds”, që këtë mbrëmje duhet ta harrojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Real Madrid me pikë maksiamle nga tre takime pothuajse ka siguruar biletën për fazën tjetër të garave të Ligës më prestigjioze për klube. Në anën tjetër Liverpool me tre pikë nga po aq takime, do të duhet të luftoj deri në fund me skuadrën zvicrane Basel për të kaluar tutje.

Lajme të ngjashme

Back to top button