Kasami me shqiponjë e mundi Juventusin (Video)

Me golin e Pajtim Kasamit, Olympiacosi triumfoi 1:0 kundër Juventusit në Greqi.

Olympiacosi ka arritur të shënojë një fitore të madhe në përballje me Juventusin në Greqi.

Skuadra greke triumfoi 1:0 falë një goli të shënuar në pjesën e parë nga shqiptari, Pajtim Kasami.

Ky i fundit realizoi bukur nga qendra e 16-metërshit pas një pasimi që mori nga ana e djathtë. Ai festoi me shqiponjën dykrenore para gjithë tifozëve grek të klubit të tij.

Në takimet tjera, Atletico Madridi triumfoi 3:0 kundër Malmos, teksa Borussia Dortmundi ‘shkatërroi’ 4:0 Galatasarayn.

Baseli u mposht 1:0 nga Ludogorets, teksa Leverkuseni mposhti 2:0 Zenitin.

Lajme të ngjashme

Back to top button