Thoni lamtumirë përgjithmonë lëkurës me yndyrë

Kur lëkura e fytyrës është me yndyre, mbi te gjitha për femrat por jo vetëm, problemi estetik behet i rëndësishëm.
Duhet me çdo kusht te gjejmë një mënyrë efikase me qellim, përveç kërkimit te shkaqeve qe shfaqen si pasoje e faktorëve qe rrezikojnë gjendjen është e rëndësishme te jeni ne gjendje te modifikoni zakonet e përditshme, nga ushqimi deri tek larja. Për te gjetur një zgjidhje me te vërtet fituese.

Simptomat
Lëkura me yndyre është vështirë te mos dallohet. E përkufizuar edhe si lëkurë e papastër është e karakterizuar nga një aspekt te shkëlqyeshëm dhe vajor, me një ngjyre te shuar, me pore te dilatuara, puçrra dhe shenja nga lezionet e akneve. Nëse simptomat janë pothuaj te qarta për te pasur një konfirmim mund te na shërbejë një test shume i thjeshte. Mjafton te poziciononi mbi fytyre një pambuk apo letër thithëse dhe te ushtroni lehtësisht presion me gishta, nëse mbeten njolla, diagnoza për një lëkurë te yndyrshme është e konfirmuar.

Shkaqet
Faji kryesor bie mbi gjëndrat e djersës qe veçanërisht shume aktive prodhojnë sebo te tepërt duke i dhënë fytyrës një pamje me te shkëlqyeshme gjithashtu duke e favorizuar për shfaqjen e komedoneve, puçrrave dhe papastërti te llojeve te ndryshme.

Mënyrat e duhura
Nuk ekziston një recete kundër lëkurës me yndyre me garanci njëqind për qind. Por ekzistojnë disa strategji për te limituar demet, për te bere sa me pak te dukshme simptomat dhe për te parandaluar përkeqësimin e situatës. Fillimisht mos e sulmoni lëkurën, bëni kujdes me hidratimin e tepërt. Thojini jo larjeve shume te shpeshta sepse dy here ne dite ne mëngjes dhe ne mbrëmje është mese e mjaftueshme. Beni kujdes me larësit shume agresiv.

Zgjedhja e produkteve për te përmbajtur teprimin e sebos parashikon disa trajtime qe mund ti bëni ju vet. Një scrub një here ne jave i cili mund te ndiqet nga një tonik dhe nga xheli antibakterial për te parandaluar shfaqjen e komedoneve dhe puçrrave. Shume e mire është edhe maska me baze argjile për ta bere çdo dy jave apo një here ne muaj.

Nder mënyrat natyrale efikase kundër lëkurës me yndyre janë dhe vajrat esencial apo xhel hidratues si: livanda, rozmarina, mente, dafine, eukalipti etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button