Maqedoni, do të bashkohen VIP dhe ONE

Grupacioni Telekom Austri ka bërë publike informatën se ka arritur marrëveshjen e bashkimit mes operatorit VIP dhe kompanisë ONE ( degë e Telekomit të Sllovenisë) në Maqedoni. Kumtesa e Telekom Austri, si që transmeton Faktor shkruan se Grupacioni Telekom Austri do të posedojë 55% të pjesës në këtë subjekt të ri.

“Telekom Austri do të posedojë 55% të pjesës në këtë etnitet të ri dhe do të ketë kontroll të plotë përderisa Telekom Slloveni do të merr 45%. Marrëveshja gjithashtu përmban mundësi për blerje dhe shitje, gjegjësisht mundësi për dalje të Telekom Slloveni nga ky bashkim i ri në afat prej 3 viteve nga momenti i bashkimit. Mbyllja e kësaj marrëveshjeje do të bëhet pasi ONE të kryejë analizë të detajuar ndërsa finalizimi i marrëveshjes pritet të bëhet deri nga mesi i nëntorit. Gjithashtu, ky bashkim duhet të kalojë edhe filtrat e institucioneve përkatëse të Maqedonisë dhe më në fund pritet përmbyllje të transaksionit në gjysmën e parë të vitit 2015” shkruhet në komunikatën e Grupacionit Telekom Austri.

ONE është operatori i tretë me madhësi në Maqedoni  me pjesëmarrje prej 23.6% në tregun e operatorëve të celularëve me 528,000 përdorues deri më  31 dhjetor 2013. Të ardhurat e kësaj kompanie janë 75.5 milion euro ndërsa përfitimi i saj është 14.4 milion euro.

Grupacioni Telekom Austri në Maqedoni ofron shërbime celulare përmes degës së saj operatorit VIP që nga viti 2007. VIP ka 28.1% pjesëmarrje në treg dhe rreth 630.000 përdorues deri më  31 dhjetor 2013. Operatori VIP është operatori i dytë me madhësi në Maqedoni  me të ardhura 65 milion euro ndërsa përfitim prej 14,7 milion euro. Grupacioni Telekom Austri ofron edhe shërbime televizive përmes kompanisë Blizu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button