Ja një recetë speciale për përmirësimin e pasqyrës së gjakut

Nëse ju ballafaqoheni me probleme shëndetësore ndërsa pasqyra e gjakut tuaj nuk duket mirë, më poshtë keni një recetë e cila do të ndihmon që të pasuroni gjakun tuaj dhe të largoni yndyrën e tepërt.

Produktet e duhura:

  1. 1 kilogram rrepë të kuqe
  2. 1 kilogram mollë
  3. 1 kilogram karota
  4. 4 limonë
  5. 250 gram mjaltë

Mënyra e përgatitjes:

  1. Grini mollët, rrepat dhe karotat në një enë.
  2. Shtrydhni 4 limonët dhe lëngun e tyre e shtoni në enën me produktet e grira.
  3. Masën e krijuar e leni të qëndrojë 24 orë. Preferohet të ruhet në frigorifer.
  4. Pas 24 orëve, kullojeni masën e krijuar duke përdorur një gazë sterile.
  5. Pasi të fitoni një masë më të hollë, shtojeni mjaltin në të dhe përziejeni mirë.
  6. Pasi të keni përzier mirë dhe mjalti me masën të bëhen një, vendojeni atë në një enë dhe ruajeni në frigorifer.
  7. Çdo mëngjes në lukth të zbrazur, konsumoni 3-4 lugë nga kjo masë.

Lajme të ngjashme

Back to top button