Mblidhen studentët, vendosin si të reagojnë lidhur me testimin ekstern

Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi u mblodhën sonte për të diskutuar punën e testimit ekstern që parashikohet të realizohet në të ardhmen.

Studentët refuzuan të flasin për media, ata madje filluan të shpërndahen sapo panë gazetarët dhe kamerat. Njëri nga studentët tha se ishte bërë thirrje për takim në mes studentëve që të diskutojnë se si do të reagojnë dhe ­çfarë të bëjnë lidhur me këtë çështje.

Ata thanë që pasi të merret një vendim i brendshëm, pastaj do të njoftohen mediat se cili është reagimi apo mënyra e kundërshtimit të këtij vendimi qeveritarë.

Ja se çfarë thoshte fletushka që u shpërnda brenda studentëve:

Kjo iniciativë është autentike studentore dhe duam ta cekim atë që nuk jemi të lidhur me asnjë parti politike dhe nuk duam të merr kahje politike. Qëllimi jonë është drejtësia, gjegjësisht të mos lejojmë që ky ligj të hyn në fuqi, pasi që vlerësojmë se ky ligj na dëmton.

Të mos lejojmë që të drejtat tona të shkelen, të flasim të gjithë, ja shansi për tu kyçur në luftë për ruajtjen e të drejtave tona. Mos u bëj pasiv, aktivizohu.

1

 

2

3

Lajme të ngjashme

Back to top button