Genta dhe 2Ton me bashkëpunim, ‘A je gati?’

Genta Ismajli shumë shpejtë do të sjellë një bashkëpunim me një nga reperët e momentit, 2Ton.

Genta Ismajli ka një befasi të këndshme për fansat, pasi shumë shpejtë do të sjellë diçka të re. Risia është një bashkëpunim mes Gentës dhe reperit Arton Avdyli, të cilët kanë gati këngën ‘A je gati’, transmeton Lajmi.net

Kënga është një prodhim i producentëve Zzap&Chriss ndërsa teksti është shkruar nga Bim Bimma. Është vetë Genta që ka lajmëruar këtë përmes faqes zyrtare, ndërsa ka tashmë disa ditë që ka lajmëruar se do sjellë diçka të re.

Ky është një bashkëpunim i rradhës për Gentën, pas dy këngëve me Dj Dalool, ndërsa është bashkëpunimi i parë me një reper pas një kohe të gjatë, që prej hitit ‘Krejt e dinë’ me Getoar Selimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button