FSHF – UEFA-s: Flamuri erdhi nga serbët, nëse na dënoni apelojmë

Një ditë para vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon qeverisë së futbollit europian të tërheqë dy akuzat e ngritura ndaj kombëtares sonë, konkretisht për mosvazhdimin e ndeshjes pas incidenteve në fushë, dhe atë të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit.

FSHF shprehet e bindur se kombëtarja shqiptare duhet të marrë fitoren 3-0 në tavolinë, ndërsa i kërkon UEFA-s të zgjerojë hetimin për Serbinë dhe të bëjë pjesë dhunën që tifozët serbë ushtruan në mes të fushës së blertë ndaj lojtarëve kuqezinj…dhe nuk u ndalën nga policia.

Per FSHF-ne është eshte e pamundur te vërtetohet se personi që ngriti flamurin me hartën e Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit, të jetë një shqiptar, pasi sipas saj, banderola erdhi nga pjesa jugore e stadiumit, pas portës, zonë “e cila ka qenë me tifozë serbë…te vetmit qe nuk u kontrolluan nga policia.

Në një deklaratë për shtyp, FSHF jep argumentet që sipas saj tregojnë se në fushën e blertë të stadiumin “Partizani” në Beograd, asgjë nuk ishte më në dorën e kuqezinjve, në kushtet kur edhe policia serbe u bë palë me tifozët që dhunuan lojtarët e kombëtares sonë.

Në rast se merret një vendim kundër Shqipërisë, atëherë FSHF thotë se do ta apelojë atë pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.

FSHS: Flamuri i Shqipërisë së Madhe erdhi nga pjesa e tifozëve serb, s’mund të thuhet se ishte shqiptar!
Federata Shqiptare e Futbollit thotë se është e pamundur të vërtetohet se personi që ngriti flamurin me hartën e Shqipërisë etnike mbi stadiumin e Beogradit, të jetë një shqiptar. Kjo, sipas Federatës, pasi banderola erdhi nga pjesa jugore e stadiumit, pas portës, zonë “e cila ka qenë me tifozë Serbë të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuci”.

“Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë përveç futbollistëve dhe delegacionit dhe si futbollistët ashtu edhe delagacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e helikopterit”, thuhet në deklaratën e FSHF./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button