Banja Llukë, fillon dekorimi i brendshën në xhaminë Ferhadije

“Planifikojmë të ndërtojmë skela 17 metra të lartë, të cilat do të mundësojnë fillimin e dekorimit nga maja e kubesë dhe do të përfundojë me muret” tha Prof. Dr. Muhamed Hamidoviç.

BANJA LLUKË (AA) – Brenda pak ditësh do të fillojë dekorimi i brendshëm i xhamisë së renovar në Banja Llukë, ndërkohë punimet ishin kushtëzuar nga vendosja e skeles 17 metra të lartë mbrenda xhamisë, konfirmon për Anadolu Agency Prof. Dr. Muhammad Hamidoviç, nën udhëheqjen e të cilit janë realizuar punimet për rindërtimin xhamisë së rrënuar në vitin 1993.

Në mbledhjen e këshillit të bashkësisë islame të Banja Llukës sot u zhvillua një takim pune me Këshillin e Artistëve për mbikqyrjen dhe zbatimin e projektit në pjesën e brendshme të xhamisë në Banja Llukë. Sipas Hamidoviçit, qëllimi i takimit ishte përcaktimi i mjeteve teknologjike që do të përdoren dhe me çfar materiali do të dekorohet pjesa e brendshme e xhamisë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, procesi i dekorimit të zhamisë Ferhadije do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm, konfirmoi Hamidoviç.

“Planifikojmë të ndërtojmë skela 17 metra të larta, e cila do të mundësoj fillimin e dekorimit nga maja e kubesë dhe të përfundoj me muret. Kur është fjala për zgjedhjen e motiveve, ne kemi pasur dy versione dekorimi, një nga Perandoria Austro-Hungareze, e cila është vërtetuar se nuk i përket historisë osmane, versioni i dytë është bazuar në piktura dhe tekste. Stili “Rumi” do të jetë baza e dekorimit, ne do të përpiqemi që ti korrigjojmë ato, që deri më tani nuk ishin bërë, për shkak të mungesës së artistëve tanë,” shpjegoi Hamidoviç.

Nusret Isanović, profesor i artit dhe estetikës islame, tha se xhamia e Ferhadijes paraqet kulmin e arkitekturës osmane. Prandaj, siç tha ai, kërkohet përgjegjësi e madhe, në marrjen e vendimeve për dekorimin e saj.

“Pasi që bëhet fjalë për artin islam, kjo ka të bëjë me dekorim flororë dhe shumë ngjyrshmëri që ishte shumë e dukshme. Unë i quaj ata ngjyra pastel, të cilat janë shumë të qëndrueshme, tone të lehta, të cilat në të vërtetë ndërtojnë një univers të jashtëzakonshëm gjallërie,” tha Isanović.

Myftiu i Banja Llukës Osman efendi Kozliç, tha se ndihej i lumtur me dinamikën e punëve përfundimtare në xhaminë Ferhadije.

“Me Vullnetin e Zotit, Ferhadija do të jetë gati vitin e ardhshëm, ku do të bëhet dhe hapja solemne,” tha Myftiu i Banja Llukës.

– Historiku i xhamisë Ferhadije –

Ferhadija është trashëgim nga Ferhat Pashë Sokoloviçi, e ndërtuar më 1579 dhe ishte një nga perlat e arkitekturës osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo u shemb më 7 maj 1993, gjatë agresionit Serbo-Kroat në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa vendi ku ndodhej ishte rrafshuar me qëllim të zhdukjes të çdo gjurme të këti objekti. Krahas Ferhadijes në Banja Llukë gjatë luftës, në periudhën 92 -95. janë shkatërruar më shumë se 600 xhami dhe qindra objekte tjera Islame.

Ferhadija gjithmonë ka përfaqësuar një nga simbolet e Banja Llukës si dhe gjith vendit. Që nga viti 1950, ajo ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Agjencia Turke për koordinim dhe bashkëpunim (TIKA), ka financuar rindërtimin e xhamisë në Banja Llukë, e cila zhvillohet nën mbikëqyrjen e UNESCO-s dhe Komisionit për ruajtjen e monumenteve. Punimet janë kryer në dy faza, në faza e parë janë përfunduar punimet në objektin e xhamisë, si dhe punimet në rindërtimin e dy turbeve dhe oborrin e xhamisë. Në fazën e dytë do të kryhen punët dekorative.

Nga ana tjetër, TIKA në BeH, ndër të tjera, investon në projekte që ruajnë trashëgiminë kulturore dhe historike, të tilla si restaurimi i Urës Konjiçka, ura e Mehmed Pasha Sokoloviçit, xhaminë Kurshumlie në Maglaj, ndërtimi Mevlevihanes në Sarajevë, meremetimin e shtëpisë ku u lind presidenti i parë i BeH Alia Izetbegoviç në “Bosanski Samac”, si dhe shum të tjera./ AA

51635096

ferhadija5

Lajme të ngjashme

Back to top button