Sot festa e Ilindenit

Maqedonia sot i shënon dy Ilindene – 110 vjet nga kryengritja e Ilindenit dhe 69 vjet nga Kuvendi i parë i ASNOM-it. Ilindeni, ose dita e Shën Ilisë, është festë nacionale dhe ortodokse që shënohet më 2 gusht. Në këtë ditë, në vitin 1903 ka filluar Kryengritja e Ilindenit, rezistenca e armatosur e Organizatës revolucionare maqedonase kundër pushtetit osman.

Poashtu, në ditën e sotme të vitit 1944, në manastirin “Shën Prohor Pçinski” është mbajtur kuvendi i parë i Kuvendit antifashist për çlirim kombëtar të Maqedonisë, organ suprem ligjdhënës dhe ekzekutiv i Republikës federale të Maqedonisë në periudhën prej gushtit të vitit 1944 deri në prill të vitit 1945. Kuvendi i parë i ASNOM-it formon Prezidiumin e tij që në fakt ka qenë qeveria e parë e Maqedonisë. Për kryetar është zgjedhur Metodija Andonov – Çento.

Dy Ilindenet do të shënohen me tubime popullore në Krushevë dhe në Qendrën memoriale të ASNOM-it në fshatin Pelincë të Kumanovës. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button