Dimova: Maqedonia humbi 21 milion euro nga fondet evropiane

LSDM-ja ka akuzuar sot qeverinë për paaftësi, lidhur me shfrytëzimin e fondet evropiane. Sipas tyre bëhet fjalë për 36,5 milion euro që janë humbur nga shansi për përdorim. Vetëm në vitin 2013, sipas LSDM-së, Maqedonia ka humbur 21 milion euro fonde evropiane të dedikuara për sektorin e bujqësisë.

“Raporti i KE-të, të përkthehet në mënyrë jo adekuate dhe të manipulohet, është skandal i pa precedentë. Pushteti i gënjeu edhe deputetët nga radhët e veta. Ja çfarë tjetër nuk deshën të lexojnë deputetët e shumicës. Në raport, KE-ja thekson se Maqedonia deri në fund të vitit 2013 humbi 21 milion euro nga fondet evropiane. Së bashku me 15,5 milion euro të papërdorura më herët të cila i kishte paralajmëruar edhe LSDM-ja, pra 36,5 milion euro janë kthyer në buxhetin e BE-së. Këto 36,5 milion euro ishin në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë por për shkak të paaftësisë së qeverisë ato u humbën”, deklaroi Lidija Dimova, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button