Maqedonia dhe Serbia, thellojnë bashkëpunimin

Komisioni Kushtetues ratifikoi marrëveshjen me qeverinë serbe për njohjen e patentave për shoferë. Për Ministrinë e Jashtme, ratifikimi i këtyre marrëveshjeve paraqet urë drejt thellimit më të madh të bashkëpunimit me Serbinë. Sipas tyre do të shkurtohen procedurat në kalimet kufitare.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të përhapet rrjeti i marrëveshjeve të lidhura ndërkombëtare, për tu përmirësuar siguria në trafik, si dhe të forcohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Kështu do të kemi kontinuitet në marrëdhënie më të mira ndër-fqinjësore”, deklaroi Natasha Deskoska, konsull shtetëror në MPJ.

Antonio Milloshovski kërkoi që marrëveshje të tillë, Maqedonia të nënshkruajë edhe më shtetet  tjera fqinje, përfshirë edhe Kosovën.

“Dua të bëjë apel deri tek përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme që të lidhin marrëveshje të tilla edhe me shtete e tjera fqinje, pasi që momentalisht kemi vetëm me Serbinë dhe Shqipërinë. Nëse ka mundësi të lidhin marrëveshje me Kosovën, Bullgarinë dhe mundësisht me Greqinë sepse lëvizje e lirë, turizmi, tregtia, me këto shtet fqinjë është shumë i madh me çka do ta lehtësojmë lëvizjen edhe të qytetarëve tanë edhe atyre të huaj’, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka ratifikuar edhe me Shqipërinë, Malin e Zi, Italinë, Francën dhe Spanjën.

Lajme të ngjashme

Back to top button