Enca vjen në Prishtinë

Talenti i saj u shfaq në kompeticionin ‘The voice of Albania’, ndërsa sot ajo është ndër këngëtaret më të përmendura të skenës sonë. Bëhet fjalë për Enca Haxhiun, e cila kohëve të fundit është përmendur karshi emrave të njohur si Dafina Zeqiri e Altuna Sejdiu.

E pas suksesit që korri me këngën ‘A po t’pëlqen’ e cila arriti në më shumë se 7 milionë klikime, Enca bën me dije se ka ardhur në Prishtinë, transmeton Tribuna.

Edhe pse këngëtarja ka treguar përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ vetëm se po pi ka fe në qendër të kryeqytetit të Kosovës, mund të pritet që në ditët në vazhdim të na lajmërojë se po bën ndonjë bashkëpunim me artistë nga Kosovë.

Sidoqoftë mbetet të pritet se për çfarë e vizitoi Enca, Prishtinën.

Lajme të ngjashme

Back to top button