Spartak Braho: Në Beograd nuk shkoj më

Pas asaj që ka përjetuar drejtpërsëdrejti në stadiumin e Beogradit, mbrëmjen e 14 tetorit, lësëisti Spartak Braho deklaron se nuk do të vërë më këmbë në kryeqytetin serb. Ndërsa Arta Dade, kryetare e komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, pohoi se i ka kërkuar Ministrisë një informacion të hollësishëm mbi të gjithë situatën e krijuar mes dy vendeve.

Tmerrin e Beogradit e ka përjetuar në vetë të parë. Mbrëmjen e 14 tetorit ishte në stadium për të ndjekur kombëtaren shqiptare. Çfarë ka parë me sy e bën të pohojë se nuk do të vërë më këmbë në kryeqytetin serb.

Braho vlerëson këmbënguljen e Kryeministrit Rama për të mos anulluar vizitën në Serbi, ndërsa thekson se axhenda e tij nuk ka ndryshuar.

Sipas tij, do të ishte në nderin e kryeministrit serb Vucic që ta shoqëronte homologun shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ndërkohë, Komisioni parlamentar i Punëve të Jashtme është ende në pritje që Ministria ta informojë në detaje mbi situatën e krijuar.

Deklarata e Arta Dades erdhi pas interesit të gazetarëve për të pyetur kryetaren e komisionit të Jashtëm mbi situatën e krijuar në marrëdhëniet mes dy vendeve pas ndeshjes Serbi-Shqipëri./abcnews

Lajme të ngjashme

Back to top button