Shabani vizitoi dy universitetet në Tetovë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit na rektori i këtij universiteti, Vullnet Ameti.

Në këtë takim, ministri Shabani u njoftua nga rektori Ameti me aktivitetet vijuese në këtë institucion të lartë arsimor si dhe planet arsimore, zhvillimore dhe studimore në fusha dhe drejtime të ndryshme.

Ministri Shabani shprehu gatishmërinë e tij dhe institucionit që drejton për një bashkëpunim më të madh si dhe ndihmë për projekte konkrete në të ardhshmen, me qëllim të vetëm që USHT-ja , ashtu si deri tani, të vazhdojë misionin e saj të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Ministri Shabani, përuron qendrën për përkrahjen e biznesit në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani mori pjesë në promovimin e Biznes-qendrës regjionale për përkrahje dhe shërbime konsultative për ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme në Regjionin planor të Pollogut.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim  Shabani, theksoi se ministria që drejton ai si prioritet të saj ka paraparë zhvillimin e komunave dhe regjioneve planore.

“Me hapjen e Qendrës së Biznesit, sektori publik hap dyert për investuesit ekzistues dhe atyre potencial, për të gjithë ata që duan biznesin e tyre ta zhvillojnë në regjionin e Pollogut dhe t`i shfrytëzojnë  potencialet e tij të mëdha njerëzore dhe natyrore. Në periudhën e ardhshme pres që Qendra e biznesit të dëshmohet për funksionalitetin e sajë dhe të ndihmojë dukshëm sektorin privat. Në këtë regjion, tash më është krijuar bazë e fuqishme me krijimin e Platformës së biznesit nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme, nga komuna dhe organizata tjera lokale nga regjioni i Pollogut”, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi se hapja e kësaj qendre në të ardhmen do rritë mundësitë e të bërit biznes.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Lousia Vinton, tha se kjo nismë për ne mbështet në dy objektiva shumë të rëndësishme:  që t’u japë mbështetje partnerëve tanë në nivel lokal në dhënien e shërbimeve, bizneseve në nivel loka, dhe qëllimi i dytë është zhvillimi i  sektorin privat edhe përmirësimi i standardit të jetës së njerëzve të cilët jetojnë në këtë rajon”, tha koordinatorja e UNDP-së. Lousia Vinton.

Biznes-qendra në regjionin e Pollogut është krijuar me përkrahje të UNDP-së dhe Qendrës për Zhvillim Regjional.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button