Kris Marfi: Tani është momenti kyç për rajonin ballkanik

Senatori amerikan Kris Marfi në fund të vizitës së tij në disa vende të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se e lëshon rajonin me qëllim të qartë se do të përpiqet për një angazhim më të madh të SHBA-së në “këtë moment kyç për rajonin”.

Sipas Marfit, incidenti i javës së kaluar në ndeshjen e futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë, qartë tregon në sfidat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në intervistë për programin “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, Marfi theksoi se pret që kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq megjithatë të takohen, t’i japin dorën njëri tjetrit dhe të tregojnë se një incident i huliganëve të futbollit nuk mund të qëndrojë në rrugën e procesit të pajtimit në rajon.

“Ky është një moment i rëndësishëm… kur do të ndodh incident si ai në Beograd, liderët politikë dhe njerëzit e thjeshtë duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe kontestet t’i zgjidhin me komunikim, në vend se me provokime dhe dhunë. Prandaj simbolika e këtij takimi është më e madhe se kurrë deri tani”, konsideron Marfi.

Duke folur për vizitën e presidentit rus Vlladimir Putin në Beograd, senatori amerikan vlerësoi se ajo nuk i dëmton marrëdhëniet midis Serbisë dhe SHBA-së. Sipas tij, Putini u largua nga Beogradi i dëshpëruar sepse ka shpresuar se Serbia do ta nënshkruajë marrëveshjen për fillim të ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha jugore”, gjë që nuk ndodhi.

“Përderisa Serbia vazhdon me realizimin e projektit ‘Rrjedha jugore’ në kundërshtim me rregullat e BE-së, kjo do të ndikojë edhe ndaj marrëdhënieve të saj me Uashingtonin”, konkludon Marfi në intervistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button