Mourinho e mundi Interin e tij (Video)

Chelsea ka mposhtur Interin në International Champions Cup lehtësisht. Djelmoshat e Jose Mourinhos janë treguar të pamëshirshëm ndaj atyre të Walter Mazzarit.

Braziliani Oscar dërgoi në epërsi skuadrën e kaltër të Londrës, para se super talenti belg, Eden Hazard, të shënojë një penallti për të dyfishuar epërsinë e Chelseat.

Kështu mbeti deri në fund. Rezultati i pjesës së parë në lojë doli të jetë përfundimtar, gjë që u pa edhe në lojë, ku Chelsea kishte më shumë se dominimi në ndeshje, e Interi nuk kishte paraqitje për të mbajtur në mend.

Romelu Lukaku i Chelseat kishte edhe disa raste në pjesën e dytë, derisa në anën tjetër Inter u desht të luaj me dhjetë veta, pasi që mbrojtësi Hugo Campagnaro u përjashtua pas ndërhyrjes së keqe ndaj John Terryt.

Rezultati prej 2:0 do të thotë që Chelsea ka vazhduar me rekordin prej 100% fitore në parastinor.

Jose Mourinho, tash do të takohet në gjysmëfinale të këtij turneu me Milanin, që mposhti Valencian ditë më parë, derisa Inter luan me Valencian.

Lajme të ngjashme

Back to top button