Mourinho: “E dinim se Ibraimi është i rrezikshëm”

Strategu portugez i Chelseat, Jose Mourinho në konferencën e mbrëshme për gazetar, pas fitores së lartë ndaj Mariborit, e ka lavdëruar me mirësjelljë lojën e sllovenëve, duke potencuar se ekipi i tij me seriozitet i ishte përkushtuar ndeshjes.

Por në pyetjen e mediave sllovene se nëse do të kishte veçuar diçka nga loja e ekipit slloven, ai ka folur për futbollistin shqiptar, Agim Ibraimi.

“E dinim se Ibraimi është futbollisti më i rrezikshëm te Maribori dhe ai në disa raste atë edhe e dëshmoi duke u treguar rreziku më i madh i portës sonë. Por para se gjithash gjatë ndeshjeve në Ligën e Kampioneve, Mariborin e ka karakterizuar loja kolektive, këtu gjithsesi ka edhe disa futbollist të rinj siq është Zahoviq, që ka një potencial të madh e të cilin e kam njohur më herët edhe përmes babait të tij”, ka thënë Mourinho. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button