Çfarë do të fitojë Shqipëria nga verdikti i UEFA-s?

Shqipëria ka shanse reale për të marrë tri pikët. Rregullat e lojës së futbollit i japin të drejta

Sipas rregullave të lojës ai që ka të drejtë të ndalë, pezullojë, ndërpresë apo braktisë lojën në çdo moment është vetëm gjyqtari. Ai mund ta bëjë një gjë të tillë për çdo shkelje të mundshme apo ndërhyrje të jashtme të çdo tipi. Një gjyqtar nuk është përgjegjës dhe këtu futen edhe asistentët e tij, nëse një ekip vendos që të braktisë ndeshjen për çdo motiv të mundshëm.

Por në fillim duhet të saktësojmë atë që është ndryshimi mes braktisjes dhe mbylljes së ndeshjes. Ndarja mes këtyre të dyjave është shumë e hollë sa vetë historia e futbollit, por e saktësuar nga rregullat tradicionalë (historikisht është përdorur një fjalë tjetër, por braktisja është një term i cili është shpikur për të ngatërruar të gjithë).

Arbitri vendos të braktiset një ndeshje nëse nuk ka një numër të mjaftueshëm lojtarësh. Gjyqtari mund të braktisë ndeshjen nëse nuk do të ketë numrin e mjaftueshëm të lojtarëve që kërkohen me rregullore, nëse një skuadër nuk paraqitet në fushë ose largohet përpara përfundimit të ndeshjes, ose nëse fusha ose ndonjë tjetër pajisje nuk plotëson parametrat e kërkuar me rregullore ose është e pasigurt: për shembull: teknike (sipas Ligjit 1), ose fizike (sipas Ligjit 4) për sigurinë.

Një ndeshje e braktisur luhet sërish, kjo nëse rregullat e kompeticionit nuk parashikojnë të kundërtën. Gjyqtari mund të mbyllë një ndeshje për arsye jo fizike të sigurisë (mot i keq ose errësirë), për ndonjë shkelje serioze të ligjit, ose për shkak të ndërhyrjes nga tifozët. Vetëm autoritetet e kompeticionit, jo gjyqtari, kanë fuqinë të deklarojnë fituesin, tërheqjen, ose luajtjen e një ndeshje nga e para. Gjyqtari duhet të ketë një raport të plotë për ngjarjen.

“E pezulluar” nënkupton se ndeshja është ndaluar përkohësisht për ndonjë arsye të ndryshme. Pas kësaj ndeshja mund të rifillojë, të braktiset, ose të mbyllet dhe më pas janë rregullat e kompeticionit që marrin fuqinë e plotë.

Nëse një objekt i lëshuar godet gjyqtarin, asistentët funksionarë, lojtarë të ndonjë skuadre, gjyqtari ka të drejtë të pezullojë, mbyllë apo braktisë ndeshjen, sipas vështirësisë së ngjarjes. Në çdo rast ai duhet të sinjalizojë incidentin në autoritetet perkatëse. Gjyqtari në bazë të Ligjit 5, mund të vendosë që të ndalojë, pezullojë, apo ndërpresë ndeshjen kur ka ngjarje shumë të rënda që bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Nëse vendos të mbyllë ndeshjen duhet që të shkruajë në raport ku të tregojë se çfarë ngjau dhe masat disiplinore, kundër gjyqtarëve, lojtarëve drejtuesve apo skuadrave. Në asnjë rast gjyqtari nuk jep vendim përfundimtar nëse ndeshja është mbyllur, braktisur apo jo, apo ndeshja është fituar nga njëra palë apo tjetër. Për këtë jep vendim gjykata disiplinore përkatëse e turneut.

“Ngjarje e jashtëzakonshme” do të jetë konsiderohet çdo lloj përleshje që përfshin lojtarët dhe / ose spektatorë dhe / ose zyrtarët e ekipit. Gjendje kjo e cila e vë në rrezik të menjëhershëm ose ofron gjasa të mëvonshme rreziku. Quhet ngjarje e jashtëzakonshme përleshje e 2-3 ose më shumë personave, pushtimin e fushës nga spektatorët, apo duke hedhur objekte të rrezikshme në fushë(p.sh., fishekzjarrë, ndriçues me flakë et.j) e kështu me radhë. Arbitri nuk ka autoritet që t’i imponojë një skuadre që të vazhdojë apo të mbyllë ndeshjen. Arbitri thjesht vendos që ndeshja të braktiset dhe të shkruajë çdo detaj në raportin e ndeshjes.

Me fillimin e lojës, vetëm gjyqtari ka të drejtë të vendosë nëse loja vazhdon, është pezulluar përkohësisht, ndërprerë përfundimisht, apo është braktisur. Nëse një lojë është braktisur apo ndërpritet para se ajo të konsiderohet e përfunduar, përcaktimi i rezultatit është në dorë të autoritetit të konkurrencës (ligës, kupës, turne). Në shumicën e rasteve, kompeticionet kanë rregull që nëqoftëse se një gjysmë e plotë e lojës është luajtur, rezultati është i vlefshëm, por kjo nuk ka vlefshmëri në të gjitha garat. Arbitri nuk ka autoritetin për të deklaruar se çfarë rezultati ose është fituar ndeshja.

Lajme të ngjashme

Back to top button