Bayerni, makineria gjermane e golave (Video)

Favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampioneve, Bayern Munchen, edhe njëherë dëshmoi se është pa konkurrencë në fazën e grupeve, por me lojën që po e tregon lirisht mund të thuhet se nuk ka askush lojë më bindëse dhe më të mirë se baverezët.

Roma ishte shumë e dobët në këtë ndeshje kjo u pa që nga minuta e parë, por dukej sikur vendasit e kishin marrë shumë afër zemrës ndeshjes, dhe kjo iu kthye bumerang ngase nuk dinin as të pasonin njëri me tjetrin.

Nuk ka ndodh asnjëherë në histori të Ligën së Kampioneve që një skuadër t’i pranoi 4 gola për 30 minuta, e kjo i ndodhi Romës edhe pse bavarezët shënuan edhe një gol tjetër deri në fund të pjesës së parë. Arjen Robben e nisi serinë e golave për të vazhduar Mario Gotze, Robert Lewandoski, Robben sërish dhe Thomas Muller nga penalltia.

Pjesa e dytë më e qetë për Bayernin ndërsa Roma luajti më mirë sepse më nuk pati çfarë të humbë. Pas tri rasteve të 100% të cilët i lëshuan Gervinho dhe Florenzi, më në fund Gervinho shënoi për 1-5, që ishte goli i vetëm i Romës, pasi Bayern realizoi edhe dy gola tjerë nga rezervistët Franck Ribery dhe Xherdan Shaqiri për 1-7.

Lajme të ngjashme

Back to top button