Zyrtare: Berlusconi ‘e hëngri’ katër vite

Gjykata e Lartë e ka dënuar ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, me katër vite burg lidhur me çështjen e “Mediaset”.

Ndërsa vetë Silvio Berlusconi e ka ndjekur procesin nga pallati Grazioli me bashkëpunëtorët më të ngushtë, vajzën e tij Marina, Gianni Letta dhe avokatin Franko Coppi. 

Berlusconi mësohet se ka dashur të marrë vesh vendimin e Gjykatës së Lartë përmes mediave. Jashtë pallatit Grazioli ndodhet një turmë gazetarësh e kameramanësh, të vetmit që lejohen jashtë ndërtesës romake të kavalierit.

Gjykata e Apelit më 8 maj të këtij viti konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Silvio Berlusconit me katër vjet heqje lirie e ndalimin për pesë vjet të mbulimit të posteve publike nga ana e tij. 

Vendimi ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e politikës italiane.

Gjithashtu tre nga të katër vitet e dënimit Berlusconit do t’i falen në bazë të uljes së dënimeve të dekretuar në 2006-ën. Vitin e mbetur ai do ta kalojë në arrest shtëpie, sepse do të mund të përfitonte nga mosha mbi shtatëdhjetëvjeçare.

Ish-kryeministri, i akuzuar për një shkelje fiskale prej 7,3 milionë eurosh të kryer duke manipuluar çmimet e filmave të blerë nga “Mediaset” është dënuar edhe me ndalimin për pesë vjet të mbulimit të posteve publike, dhe kjo trondit ekuilibrat delikate të qeverisë.

Ai nuk do të mund të jetë më deputet dhe forca politike e drejtuar prej tij dhe forcat e tjera që e mbështesin, mund të krijonin një tërmet të vërtetë politik, me dorëheqjen masive të deputeteve të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button