9 gjëra që duhet të dini për Ebola-n

Me poshtë është një guidë qe do te mund tu njihte me mire me epideminë qe se fundmi ka tmerruar boten.

1. Virusi i Ebola-s është jashtëzakonisht agresiv. Ai është ne gjendje te provokoje një gjendje shume serioze brenda një kohe shume te shkurtër dhe me disa simptoma, deri ne sistemin nervor qendror. Nga shtatë gene qe ndodhen ne ARN-ne e tij, pese janë arritur te izolohen, katër prej te cilëve janë letalë për organizmin e njeriut.

2. Simptomat me kryesore janë ethet, temperatura, dhimbje koke, dhimbje muskulore, diarre, te vjella, dhimbje barku, dhe hemorragji nga shkaqe te paqarta. Periudha e inkubacionit është nga 2 deri ne 21 dite.

3. Burimi primar i virusit shkaktar mendohet se është lakuriqi i natës, por qe ai te kthehet ne letal për njeriun do te duhet qe me pare te kaloje tek majmuni, ose ndonjë kafshe tjetër pylli, për te përfunduar me pas ke njeriu përmes fenomenit bush-meat, pra konsumit te mishit te tyre.
4. Zbulimi i rastit te pare me këtë sëmundje virale daton vitin 1976 ne Congo dhe Sudanin e Jugut.

5. Mënyra klasike e infektimit është ajo përmes lëngjeve trupore, mukusit, gjakut, por edhe pështymës, lotëve. Burim infeksioni janë edhe jashtëqitjet, apo aget dhe thikat e përdorura nga te prekurit. Zakonisht virusi nuk transmetohet me ane te frymëmarrjes, por ka dyshime se mund te transmetohet edhe përmes raporteve seksuale.

6. Vdekshmëria ne rastin e kësaj sëmundjeje shkon deri ne 68%, por mënyra specifike e transmetimit ka bere qe ai te mbetet ne zona te izoluara ku ka marre shume jete. Gjithsesi, qytetet janë zona ideale për transmetimin e virusit, ndaj futja ne këto rajone do te përbënte një moment shume shqetësues.

7. Ende nuk ka ndonjë kure apo vaksine te posaçme ndaj këtij virusi. Aktualisht mënyra e vetme është hidratimi i vazhdueshëm i pacienteve. Njihet edhe një medikament, Zmapp, qe po përdoret aktualisht me sukses.

8. Rrezikshmëria e këtij virusi nuk është se ka ndryshuar përgjatë kalimit te viteve. Por ajo qe ka ndryshuar është komunikimi mes njerëzve, çka mundëson edhe përhapjen e shpejte te sëmundjes.

9. Edhe pse virusi ka gjasa te modifikohet,aktualisht nuk ka te dhëna qe ai mund te transmetohet ne rruge ajrore.

Lajme të ngjashme

Back to top button