Cameron i kundërpërgjigjet Barrosos: Për Britaninë vendosin britanikët

Kryeministri britanik, David Cameron, i është kundërpërgjigjur paralajmërimit të Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso për shkëputjen e vendit të tij nga Bashkimi Europian, duke i thënë se vetëm populli britanik mund ta vendoste fatin e tij.

Barroso tha se do të ishte gabim historik për Britaninë nëse vendoste kufizime për kuotat e emigrantëve nga shtetet e unionit.

Por  Cameron tha: “Na duhet të rinegociojmë marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian dhe më pas do të realizojmë edhe një referendum, ku do të jetë populli britanik që do të vendosë nëse do të qendrojmë në këtë organizatë të reformuar, apo nëse do të largohemi prej saj.

Unë këtë synoj të arrij dhe do t’ia arrij. Dhe në diskutimet mbi këtë çështje duhet prekur tema e emigrantëve, pasi është shqetësim për njerëzit. E kam të qartë se kush komandon, populli britanik. Ata duan që ky probem të rregullohet dhe unë do ta rregulloj”.

Duket qartë që kjo lëvizje e Cameron ka të bëjë mjaft edhe me përpjekjen e tij për të fituar vota nga ana e nacionalistëve, të cilët mbështetën partitë euroskeptike gjatë votimeve të fundit për Parlamentin Europian.

Vitin e ardhshëm në Britani zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe Cameron kërkon me ngulm rizgjedhjen./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button