Shembet ndërtesa katërkatëshe në Vaqarr (Video)

Një ndërtesë katër katëshe në Vaqarr është shembur me lëndë eksplozive përmes shpërthimit të telekomanduar.

Godina, e cila ishte në ndërtim e sipër, u shemb nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në kuadër të projektit për zgjerimin e aksit Tiranë-Vaqarr.

A1 Report transmetoi Live shembjen e ndërtesës shumëkatëshe dhe ajo që u vu re është fakti se godina u shemb menjëherë pas sinjalit, duke mos u dashur komanda të tjera.

Ndërtesa ndodhej pranë Urës së Beshirit dhe asnjë nga objektet që ndodheshin pranë saj nuk u dëmtuan nga shpërthimi i telekomanduar. /Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button