Facebook shpjegon se si i mbron fjalëkalimet e përdoruesve

Po shtohen shumë rastet e vjedhjes dhe zbulimit në internet të informacioneve të përdoruesve, duke bërë që ata të mos ndihen më të sigurt kur qasen në një uebfaqe në internet.

Jo shumë kohë më parë, u njoftua se disa foto të ruajtura nga një shërbim i palës së tretë të Snapchat-it ishin vjedhur, dhe disa ditë më parë u njoftua gjithashtu se mbi 7 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh në Dropbox ishin shfaqur në internet.

Cili rrjet social e ka radhën? Si duket jo Facebooku. Gjiganti i rrjeteve sociale po mëson nga gabimet e të tjerëve dhe ka njoftuar së fundmi se si po planifikon të mban të sigurt fjalëkalimet e përdoruesve.

Kështu, Facebook do të monitorojë faqet në internet që kanë lidhje me të për të parë nëse kanë kredenciale të vjedhura, si dhe nëse janë raportuar ndonjëherë shkelje të të dhënave.

Facebook do të mbledhë kredencialet e vjedhura që janë bërë publike dhe do të shikojë nëse mesazhet elektronike dhe fjalëkalimet e tyre lidhen me të njëjtat mesazhe elektronike dhe fjalëkalime që përdoren në Facebook.

Nëse Facebook zbulon një përkim ndërmjet tyre, ai do të njoftojë përdoruesit që herën tjetër që do të hyjnë në këtë rrjet social të ndryshojnë fjalëkalimin, në mënyrë që të mbajnë sa më të sigurt llogaritë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button