Kukësi, kjo skuadër që vazhdon të fiton

Kukësi vazhdon të bëjë histori në Ligën e Europës, në pjesëmarrjen e tij të parë në Kupat e Europës. Nënkampionët e Shqipërisë në fuqi, që sezonin e shkuar debutuan në elitën e futbollit tonë, vijojnë t’i ushqejnë shpresat për ta kaluar edhe turin e tretë të “Europa League”.

Të paktën “aktin e parë” me ukrainasit e Metalurg Donjeckut e kanë fituar, me rezultatin jo pak bindës 2-0 dhe pa pësuar gol në fushën e vet. Golit të hershëm të Malakarnes, shënuar që në minutën e 6-të, i është bashkangjitur edhe ai i vonshmi i Malotës, në minutën e 84-t, duke bërë që tifozëria kuksiane, e shumë në numër dhe që kishte mbushur “Qemal Stafën”, të shpërthejë në delir.

Ka shkuar “haku tek i zoti”, ka shkuar fitorja te skuadra e Armando Cungut, sepse ka besuar, ka guxuar, ka djersitur dhe ka vënë zemrën në fushën e blertë. Nuk është paraqitur aspak inferior karshi kundërshtarit të mbushur me lojtarë brazilianë, bullgarë, serbë e nga vende të tjera, por ka vijuar të mbajë lart emrin e qytetit që përfaqëson, por edhe të tërë shqiptarëve mbarë, që tashmë janë bërë tifozë më Kukësin.

Një realitet i bukur vere, që shpresojmë dhe urojmë të zgjasë sa më shumë….

Lajme të ngjashme

Back to top button