LSDM: Miratimi i buxhetit paralajmëron një vit më të rëndë për qytetarët

Miratimi i buxhetit për vitin 2015, sipas LSDM-së, paralajmëron goditjen e radhës për qytetarët.

“Na pret një vit i rëndë, jo vetëm për shkak të pagave të ulëta dhe ët ardhurave të dobëta, por pason një goditje tjetër nga qeveria për qytetarët. Qytetarët presin dënime ende më të rënda. Me buxhetin për vitin 2015 planifikohen 300 milion euro në bazë të taksave, dhe dënimeve”, thotë anëtari i Komisionit të ekonomisë i LSDM-së, Vasko Kovaçëvski.

Sipas LSDM-së, kjo është arsyeja se pse kategoritë më të ndjeshme, mjeshtërit do të dënohen deri në 1500 euro nëse një herë kapen pa licencë.

“Për këtë arsye u ndryshua edhe Ligji për komunikacion dhe dënimet rriten dyfish deri në 500 euro. Për këtë arsye qeverisë i duhet testim ekstern, dy mijë arsimtarë të dënuar. Mjekët nëse refuzojnë të trajnohen jashtë do të dënohen deri në 7 000 denarë”, thotë Kovaçëvski.

Lajme të ngjashme

Back to top button