Kritikat e për gjyqësorin, PDSH akuzon BDI-në, Besimi kërkon reforma

Lidhur me  Raportin e Progresit, dhe kritikat që shtrohen në sferën e gjyqësorit , zëvendëskryeministri Fatmir Besimi tha se këtyre kritikave duhet përgjigjur  me reforma rrënjësore në sistemin gjyqësor, për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Shumë me rëndësi gjithashtu në Raport janë kritikat e Komisionit Evropian lidhur me reformat në sistemin gjyqësor, posaçërisht në aspektin e forcimit të pavarësisë së gjyqësisë, dhe përmirësimin e cilësisë së drejtësisë, me qëllim të rritjes së besimit të publikut më të gjerë në këtë sistem”, deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër.

Kritikat e funksionarëve të BDI-së ndaj gjendjes së gjyqësorit po shpeshtohen, sidomos pas disa verdikteve që shkaktuan pakënaqësi të mëdha etnike në vend. Për PDSH-në, për gjendjen e tillë në gjyqësor, përgjegjëse është pikërisht BDI-ja.

“Është një pyetje shumë e thjeshtë, kur i merrni këta institucione ti udhëhiqni, Ministrinë e Drejtësisë që është dikasteri kryesor që është dashur të bëjë reformimin e sistemin gjyqësor, kush prisni, që ambasada e Amerikës të bëjë reformimin e këtij shteti? Këta dy mandate ju e keni këtë resor”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.

Ibrahimi numëroi gjithashtu edhe institucionet e drejtësisë, por edhe të tjera me rëndësi, ku përfaqësimi i shqiptarëve është shpërfillës. Partia shqiptare në pushtet thotë se është e vetëdijshme për këtë realitet, por për të arritur përfaqësimin, duhet ende kohë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, 47 maqedonas, 6 shqiptarë. Gjykata supreme, 76 maqedonas, 6 shqiptarë. Banka Popullore, 436 maqedonas, 26 shqiptarë. Akademia e Shkencave, 53 maqedonas, 1 shqiptar”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Kur themi që situata nuk është ideale, ne jemi të vetëdijshëm që për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve, nuk mbërrihet menjëherë”, deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër.

PDSH-ja, e rikthyer në Kuvend, nuk i përkrahu konkluzionet e Kuvendit lidhur me Raportin e Progresit, sepse sipas tyre, në mungesë të reformave serioze, konkluzionet e tilla janë vetëm farsë.

Lajme të ngjashme

Back to top button