SHGM: Mblidhet pjesa më e madhe e parave që “Fokus” duhet t’i paguaj Mijallkovit

SHGM, në afat prej 10 ditëve ka mbledhur pjesën më të madhe të parave prej 9.300 euro aq sa gazetarët e gazetës “Fokus” duhet t’i paguajnë drejtorit të DBK-së Sasho Mijallkovit pas akuzave për shpifje.

Gjashtë mijë euro “Fokus” duhet të paguaj drejtpërdrejtë Mijallkovit ndërsa të tjerët janë për harxhime të procesit gjyqësorë.

Gjykata e Apelit në fillim të shtatorit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore se redaktorja Jordanka Ksotova dhe gazetari Vllado Apostollov duhet të paguajnë 9.300 euro për shpifje.

“Kjo është sukses i gazetarëve dhe SHGM-së, sepse forcohet solidariteti mes gazetarëve dhe e dyta se mbas gazetarëve qëndron i gjithë opinion demokratik. Suksesi është mesazh i fortë se gazetarët nuk do të thyhen lehtë”, tha kryetari I SHGM-së, Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button