Vdes dizajneri i modës, Oskar de la Renta
Shuhet në moshën 82- vjeçare stilisti amerikan Oscar de la Renta.
De la Renta ishte një ndër stilistët më të njohur në botën e modës. Ai ka veshur personazhe si, Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton e shumë yje të Showbizit.
Së fundmi, 82- vjeçari dizenjoi fustanin e nusërisë të Amal Clooney.
I lindur në Republikën Domenikane në vitin 1932. Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2006.
De la Renta u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Connecticut të SHBA.
Stilisti u bë i famshëm fillimisht në vitin 1960 pasi veshi Zonjën e Parë Jackie Kennedy. Ai lançoi linjën e tij personale 7 vite më vonë.
Oscar de la Renta është vlerësuar me çmimin Council of Fashion Designers of America.