Ambasadori turk ofron ndihmën e Turqisë për drejtësinë e Maqedonisë

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari u takua sot me ambasadorin e Turqisë në vend, Omyr  Sholendil.

Në këtë takim ambasadori turk uroi ministrin Adnan Jashari me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë.

Ambasadori turk  shprehi edhe gatishmërinë e Turqisë për ofrimin e ndihmës dhe këshillave  në sferën e jurisprudencës, duke theksuar se Turqia çdo herë ka qenë mik i madh i Maqedonisë.

Më tutje, Jashari  e informoi ambasadorin për projektet e deritanishme, me theks të veçantë u falënderua për ndihmën të cilën Ambasada e Turqisë ia ofron Maqedonisë.

Në takim u bisedua për procedurën aktuale të ndryshimit  të Kushtetutës së dhe mbajtjes së debateve publike për amendamenteve kushtetuese.

Jashari gjithashtu e informoi ambasadorin Sholendil edhe për aktivitetet e tjera që janë duke vijuar që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button