Andov: Gligorov më kërkoi që Parlamenti të mbajë seancë për ndryshimin e emrit

Ish kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, deklaron se kryetari I atëhershëm Kiro Gligorov gjatë vitit 1993 ishte I gatshëm të ndryshonte emrin kushtetues të Maqedonisë.

Andov, thotë se kryetari Gligorov i ka kërkuar që të mbajë seancën parlamentare më qëllim të ndryshimit të emrit nga emir kushtetues Republika e Maqedonisë në “republika e Maqedonisë Sllave”.

“Një ditë prej ditësh më telefonoi dhe më tha të mblidhja shumicën parlamentare dhe të siguroja hartimin e amendamentit kushtetues për ndryshimin e emrit. Propozimi ‘Republika e Maqedonisë Sllave’ ishte i pranueshëm edhe për palën greke”, thotë Andov.

Ish-kreu i Kuvendit thotë se kishte refuzuar t’i bindej presidentit të shtetit, sepse siç thotë “isha i bindur se opozita e atëhershme VMRO, blloku shqiptar dhe gjysma e qeverisë do të votonin kundër”.

Ai flet për herë të parë për këtë nismë dhe thotë se deri sot ka qenë e panjohur për opinionin e gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button