Ambasadorja Shurman largohet me përshtypjen se në Maqedoni nuk ka ndryshuar asgjë

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Marriet Sshurman largohet nga Maqedonia e dëshpëruar se nuk ka arritur të shohë ndryshimet e dëshiruara.

“Po largohem nga po ky vend që takova kur erdha në vitin 2011. Më duhet ta pranoj se nuk kisha mundësi ta ndihmoja atë në masën që unë kam dashur. Ju po më pyesni nëse ky vend ka ndryshuar. Unë them jo. Do të isha e lumtur sikur t’i shihja ndryshimet”, thotë Shurman për BIRN.

Duke folur për çështjet politike, ambasadorja shprehet me habi për këmbënguljen e qeverisë që ndryshimet kushtetuese të miratohen në mungesë të opozitës.

Ambasadorja vlerëson se Maqedonia ka problem serioz me sundimin e së drejtës, sepse siç shprehet “qytetarët nuk ndjehen të mbrojtur nga autoritetet e shtetit, detyra kushtetuese e të cilave është të mbrojnë të drejtat e tyre dhe veçanërisht të drejtat e pakicave”.

“Në Maqedoni ne jemi dëshmitar të një trendi të kundërt, ku shumica tenton të vendoset mbi pakicën. Kjo gjë me shqetëson”, thotë Shurman.

Gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni, Shurman u fye publikisht nga gazetari Milenko Nedelkovski, ndërsa gjuha e tillë mbeti e padënuar nga autoritetet e shtetit, detyra e të cilave është të mbrojnë dinjitetin e diplomatëve të huaj.

Ajo po bëhet gati të braktisë detyrën e ambasadores dhe të caktohet Përfaqësuese Speciale e NATO-s për Gratë, Sigurinë dhe Paqen.

Lajme të ngjashme

Back to top button