Arrestohet arkëtarja e Institutit për Sëmundjet e mushkërive në Shkup

Policia e Maqedonisë arrestoi arkëtaren e Institutit për Sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozës, 51 vjeçaren L.N, e cila dyshohet për keqpërdorim të një shume të lartë financiare dhe keqpërdorim të detyrës.

Sipas dyshimeve të policisë, e ndaluara dyshohet se ka keqpërdorur 70 mijë euro, para që mungojnë në arkën e klinikës mjekësore dhe se të gjitha këto para ishin paguar nga participimet e pacientëve. Ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa vijojnë hetimet e tjera.

Arkëtarja nga viti 2010 paratë e paguara nga pacientët nuk i lëshonte në llogarinë bankare, por ajo i shfrytëzonte për qëllimet e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button