Aksion policor, arrestohen ish funksionar dhe biznesmen (VIDEO)

Gjithsej nëntë persona janë arrestuar në aksionin e sotëm policor të ashtuquajtur “Arsenal”. Të arrestuarit akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim, me çka nga buxheti I armatës kanë nxjerrë 2.7 milion dollar nëpërmjet procedurës për servisimin e helikopterëve nga Ukraina.

Shumica e të arrestuarve janë biznesmen, por është arrestuar edhe ish shefi I Sektorit për logjistike pranë Ministrisë së mbrojtjes. Vetëm njëri nga grupi nuk është arrestuar sepse ai gjendet në spital për mjekim.

Tre nga biznesmenët kanë qenë në lidhje farefisnore. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i kompanisë ‘Suvenir’ por edhe pronari dhe udhëheqësi I kompanisë ‘Pajisje speciale’ nga Shkupi.

Zyrtari nga Ministria e Mbrojtjes më herët është arrestuar edhe për aferën me rezervat e tankeve për të cilën ishte I arrestuar edhe ish ministri Vllado Buçkovski.


 

Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm në një aksion policor arrestoi tetë ish-funksionarë nga mbrojtja dhe biznesmenë të cilët dyshohet se kanë përvetësuar disa milionë dollarë.

Ata ngarkohen se krimin e kanë bërë gjatë servisimit të helikopterëve.

Aksioni, siç konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme, ende është në vijim, dhe më shumë hollësi do të kumtohen gjatë ditës.


Policia e Maqedonisë sot herët në mëngjes ka arrestuar ish funksionarë të mbrojtjes dhe biznesmen aktual.

Sipas informatave të para ato dyshohen për kriminalitet të kryer prej miliona dollarëve. Krimin e kanë bërë gjatë servisimit të helikopterëve.

Detaje nga aksioni do të ketë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button