Si të keni flokë të drejta pa i dëmtuar? Veproni kështu

Shume femra luftojnë me flokët duke përdorur piastrën, ndërsa ato vazhdojnë te mos binden dhe duke krijuar onde te mërzitshme. Shpesh komplikimet lindin sepse nuk e përdorim piastrën ashtu siç duhet. Ja disa këshilla për te evituar dëmtimin e flokëve duke ndjekur këto sugjerime.

1- Përdorni piastrën e duhur: Kontrolloni mire madhësinë e piastrës, nëse keni flokë te gjate blini një piastër me te gjere, nëse keni flokë me te shkurtër përdorni një piastër te ngushte dhe si pasoje janë me te lehta për tu përdorur.

2- Kontrolloni temperaturën: Zgjidhni një model piastre qe ju lejon te kontrolloni temperaturën.

3- Përdorni materialet me te mira: Materialet perfekte për piastrat e flokëve janë prej qeramike dhe titani sepse ngrohen me mire. Për me tepër lëshojnë jone negative te cilët ndihmojnë për te ri sistemuar kutikulat e flokëve.

4- Përgatitja e flokëve: Nëse keni flokë te holle lajini me një shampo voluminoze. Aplikoni një shkume gjithmonë voluminoze e cila te këtë filtër mbrojtës kundër nxehtësisë. Krijoni me shume volum ndërsa thani flokët.

5- Përdorni piastrën ne mënyrë korrekte: Përdorni kapëse për te ndare flokët ne tufa. Për te pasur me shume volum mos filloni te përdorni piastrën duke e nisur nga rrënjët. Për te bere pjesën e majave grijeni lehtësisht për larte tufën e flokëve qe po drejtoni dhe me pas kaloni piastrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button