Planifikohet ndërtimi i jahtit më të madh në histori

60 metra e lartë, 3500 metra katrorë sipërfaqe e brendshme dhe 36 vende ku njerëzit mund të flenë. Kjo është sfida e rradhës e projektuesit të jahteve Igor Lobanov, i cili ka krijuar strukturën e këtij jahti të ri.

Mjeti lundrues është shumë më ndryshe nga çdo mjet tjetër i llojit të tij që jemi mësuar të shikojmë, siç ka shpjeguar vetë Lobanov, i cili ka treguar se ideja nuk është tërësisht e tija por dhe e Alex Malybaev.

Ai ka thënë për Forbes: “Alex dhe unë jemi ndeshur shpesh me njëri-tjetrin, sa i takon ndërtimit të jahteve. Kemi rënë dakord mbi faktin se të gjithë jahtet ngjajnë, ndaj vendosëm të krijonim diçka që është e veçantë dhe krejtësisht ndryshe nga të tjerat.

Mjeti luksoz i transportit mund të presë deri në 200 të ftuar dhe do të quhet Star. Ka përmasa tejet gjigante si 132 metra gjatësi dhe 60 metra lartësi. Ka 4 ashensorë, 2 prej të cilëve të lejon të shikosh nën ujë, 8 ura dhe një eliport. /NOA.al

Lajme të ngjashme

Back to top button