Sonte aktivizohet Apple Pay

Shërbimi më i ri për pagesa nga pajiset mobile i Apple-it do të jetë në dispozicion nga mbrëmja e sotme. Apple kishte paralajmëruar aktivizimin e shërbimit për pagesa gjatë konferencës së zhvilluar në Kupertino, Kaliforni, ku kompania ka prezantuar disa pajisje të reja, përfshirë tabletët iPad Air 2 dhe iPad Mini 3.

Shërbimi Apple Pay është prezantuar fillimisht në muajin shtator, bashkë me iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Që nga atëherë, Apple ka shtuar 500 banka që do të përkrahin këtë shërbim.

Apple Pay përdor një kombinim të sensorit Touch ID dhe teknologjisë NFC që gjendet në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, i cili i lejon përdoruesit të identifikohen me gjurmët e gishtërinjve dhe të paguajnë në dyqane.

Shërbimi Apple Pay nuk kërkon ndonjë numër të kartës së kreditit kur blini diçka, dhe nuk ka nevojë që të hyni tek llogaria juaj gjatë gjithë kohës. Dhe kur e përdorni atë në një dyqan, shitësi nuk ka se si të shohë emrin ose kartën tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button