ANALIZË: Grazhdet shtetërore hapin dyert: vërshojnë konkurset për punësime!

Këshilltarë, udhëheqës, referent, bashkëpunëtorë më të rijë – gjatë kësaj periudhe po realizohen qindra punësime në pushtetin qendror dhe lokal, në ndërmarrjet publike dhe agjencitë. Disa nga shpalljet për punësim janë mbyllur dhe kanë përfunduar, për një pjesë procedura është në rrjedhë e sipër. Në të njëjtën kohë po realizohen punësime sipas marrëveshjes së Ohrit. Për disa muaj, ose në shtator, hyn në fuqi Ligji për administratë me çka do të rriten kriteret për punësim në shërbimin shtetëror dhe publik. Ekspertët vlerësojnë se punësimet e tanishme janë të lidhura pikërisht me këtë ligj. Pse?

Punësime etnike, partiake apo punësime të vërteta?

Mbushja e institucioneve shtetërore me kuadro të rij po realizohet në disa ministri: për punë dhe politikë sociale, ministrinë e financave, ministrin e arsimit. Në të njëjtën kohë është hapur edhe një konkurs për punësimin e 113 personave në Qeveri, pastaj 180 punësime në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas ekspertëve, kjo ‘valë’ e punësimeve ndërlidhet me ligjin e ri për administratë që duhet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit të ardhshëm dhe me të cilin rriten kriteret për punësim.

“Këto punësime, si mendoj unë, po zbatohen në një hapësirë të vakumuar, para se të hyjë në fuqi Ligji i ri për administratë me të cilin rriten kriteret për punësim shërbimet shtetërore apo publike. Tani konsideroj se po punësohen ushtarë të merituar të partisë pasi që në shkurt hapen konkurse me kritere të larta që do të jenë të obliguar të kalojnë pesë apo gjashtë teste. Këtu janë edhe punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit, të cilat gjithashtu po zbatohen në këtë hapësirë të vakumuar”, tha profesori Universitar Borçe Davitkovski.

Këto punësime do të duhet të presin ligjin e ri për administratë i cili do të thotë filtër për punësimin e kuadrove kualitativ, vlerëson profesoresha Shenaj Haxhimustafa.

“Nëse Qeveria shpejton të realizojë sa më shumë punësime para se të hyjë në fuqi ligji i ri për administratë, atëherë vlerësoj se në këtë mënyrë nuk do të sigurojnë punësime kualitative por vetëm mbushje kualitative të administratës. Është e qartë se me ligjin e ri, i cili është miratuar sipas sugjerimeve të Bashkimit Evropian, duhet të vendosen kritere të larta dhe më të rrepta për punësim”, thotë profesoresha Haxhimustafa.

Konkursi për punësime të reja nuk ka vetëm në pushtetin qendror, por edhe në komuna. Kështu, në komunën e Gostivarit janë hapur dyert për punësime të reja. Ja disa nga institucionet, ministritë, agjencitë dhe komunat ku janë hapur këto konkurse për punësim:

Qeveria e Maqedonisë – 113 punësime

Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit – 150 punësime

Ministria e financave – 38 punësime

Ministria për punë dhe politik sociale – 2 punësime

Ministria e bujqësisë – 11 punësime

Ministria e arsimit – 2 punësime

Ministria për vetëqeverisje lokale – 1 punësim

Agjencia për financa dhe ndihmë në bujqësi – 13 punësime

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore – 5 punësime

Komuna e Gostivarit – 16  punësime

Javën e kaluar Agjencinë për administratë e vizituan rreth 5 mijë kandidat prej të cilëve duhet të selektohen 180 – në bazë të çelësit etnik. Pikërisht mënyra se si realizohen këto punësime është theksuar në raportin e Bashkimit Evropian për Maqedoninë, me theks të veçantë që në përgjithësi administrate e vendit duhet të lirohet nga ngjyrat politike dhe partiake. Sipas vërejtjeve vazhdon trendi i angazhimit të punëtorëve në baza kuantitative, pa marrë parasysh nevojat reale të institucioneve, përderisa një numër i madh i atyre që janë angazhuar nuk kanë arritur deri te institucionet ku janë të punësuar, a veç më marrin rrogë nga Sekretariati.

Këtë qëndrim e kanë edhe ekspertët.

“Punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit, në këtë mënyrë si po realizohen vetëm se harxhohen paratë e buxhetit. Ku është efekti i këtyre punësimeve, në aspektin e rolit efikas dhe kualitativ të administratës? Kështu efekti pozitiv nuk ka. Në përgjithësi, për fat të keq punësimet në administratë janë mënyrë për blerjen e votuesve partiak në kurriz të gjithë qytetarëve dhe kjo gjendje po vazhdon vite me radhë”, tha profesoresha Haxhimustafa.

Administrata edhe më tej mbetet puna më e preferuar. Të dhënat e hulumtimit të realizuar nga Enti për statistikë tregojnë se diku 11 përqind e të punësuarve janë administrator, funksionar dhe burokrat, ose më shumë se 35 mijë persona janë anëtarë të organeve ekzekutive legjislative, zyrtarë qeveritarë, udhëheqës, diplomat dhe drejtorë.

Çfarë rroga do të marrin të punësuarit e ri….

Sipas të dhënave nga konkurset e punësimit, rrogat e të punësuarve të rij në administratë nuk do të jenë më të ulta se 200 euro ose 12 656 denarë, rrogë kjo që u jepet atyre të punësuarve në pozitën e referentit më të ri për shembull në Ministrinë e bujqësisë.

Paga më të larta jepen për pozitën e këshilltarit në Qeveri dhe në Ministrinë e financave. Kështu që, varësisht nga pozita, rroga më e ulët është 20 170 denarë dhe i takon administratorit shtetëror i rangut të bashkëpunëtorit më të ri, ndërkaq rroga më e lartë 58.087 i takon personit që do të udhëheq me sektorin e Inspektimit financiar në sektorin publik, gjegjësisht inspektorit kryesor.

Ministria për punë dhe politikë sociale dy bashkëpunëtorëve të rij ju ofron rrogë prej 20 170 denarëve ndërsa rroga më të larta ofron Ministria e arsimit e cila një bashkëpunëtor të rij do ta paguaj 21 170 denarë.

Ministria e bujqësisë ofron rrogë më të vogël prej 12 656 denarë ndërsa më e larta që ofrohet është 22 352 denarë.

Agjencia për ndihmë financiare në bujqësi e cila punëson 13 udhëheqës sektorësh, këshilltar për kontrolle, bashkëpunëtor të rij ju ofron rrogë prej 20 190 deri 35 mijë denarë.

Në nivel lokal, këshilltar dhe bashkëpunëtorë kërkohen në sektorë të ndryshme në komunën e Dollnenit, Prilepit, Shuto Orizares, Gostivarit. Rrogat që ofrohen janë prej 16.000  deri 25 mijë denarë, në varësi të pozicionit.

Ekonomia ka nevojë të mbështete në punësime të reja në sektorin privat e jo në shërbimin shtetëror – theksoi profesoresha Shenaj Haxhimustafa.

“Në vend që të rritet numri i të punësuarve në administratë, politika duhet të përqendrohet në krijimin e klimës për më shumë vende pune në sektorin privat, i cili është bartës në ekonominë e përgjithshme. Ne jemi dëshmitarë se Bashkimi Evropian vazhdimisht thekson problemet në administratë dhe këto kritere janë shumë negative për vendin”, vlerëson profesoresha Haxhimustafa.

Sipas të dhënave të Entit për statistikë, sipas profesionit, më mirë të paguar janë zyrtarët, drejtorët, ekspertët dhe shkencëtarët. Kështu, nga numri i përgjithshëm, ose 35 mijë anëtarët e organeve legjislative, zyrtarë, drejtues, diplomatë, pothuajse 10,700 persona në muaj marrin nga 20 mijë deri 40 mijë denarë. Të njëjtën shumë e fitojnë edhe gjysma e shkencëtarëve dhe ekspertëve ose rreth 50 mijë persona. Nga ana tjetër një numër i madh i të punësuarve me njohuri elementare, siç është në muaj duke fituar 20 mijë në mbi 40 mijë. E njëjta shumë është duke fituar më shumë se gjysma e shkencëtarëve dhe ekspertëve, ose gati 50 mijë njerëz. Nga ana tjetër më të madhe e të punësuarve në profesionet elementare, siç janë puna e dorës apo me makineri, teknik, marrin rrogë më të ulët se 16 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button