Shkup, studentët ankohen: Na kërcënojnë që mos të protestojmë (FOTO+ VIDEO)

Para objektit të USHT-së, në Shkup ashtu siç paralajmëroi Iniciativa studentore pranë këtij universiteti, u mblodhën një grup studentësh të viteve të treta dhe katërta të cilët protestuan. Studentët e fakultetit të shkencave matematiko-natyrore, protestuan për mungesë të orarit dhe msombajtjen e ligjëratave që nga fillimi i semestrit të parë.

Që në fillim të protestës, si që raporton gazetari i Portalb, përgjegjësi për studimet e disperzuara të USHT në Shkup, Fati Iseni u është drejtuar atyre duke u thënë se “nuk kanë çfarë kërkojnë këtu, por duhet të protestojnë në Tetovë”.

Protesta- USHT Shkup 20.10.2014

Në deklaratat e tyre studentët u ankuan për shantazhe nga më të ndryshme me të vetmin qëllim, që mos të protestojnë.




Portalb njofton se sigurimi i objektit i largoi studentët nga vendi ku ishin.


Protesta USHT- Shkup 20.10.2014

Protesta USHT Shkup- 20.10.2014

Në protestë u shpreh edhe pakënaqësia kundër vendimit të Rektoratit për pagesën prej 100 denarëve për Parlamentin Studentor. Fati Iseni mbetet i pakapshëm për prononcim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button